Lajmet e fundit

Justin Bieber, e ka lënë një fans të tijin të përgjakur, pasi e grushtoi dhe i qau buzën në një koncert në Barcelonë.
Një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, e paraqet pop starin duke e qëlluar me grusht fansin e tij nga dritarja e makinës, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Ai kishte provuar që ta prekte këngëtarin derisa vetura po ecte me shpejtësi të ngadalësuar, mirëpo Justin Bieber kishte reaguar duke e qëlluar dhe duke e lënë me gjak në fytyrë.
Kjo nuk është hera e parë që Bieber përfshihet në një përleshje, pasi në vitin 2014 ai ishte përleshur edhe me Orlando Bloom.
