Lajmet e fundit

Sipas raportimeve të revistës US, Justin Bieber dhe Kourtney Kardashian janë ende në lidhje.
Ndonëse dallimi në moshë në mes tyre është shumë i madh, pasi që Justin është vetëm 22 vjeçar e Kourtney 36 vjeçare, kjo gjë nuk po i ndalon që të shijojnë kohë së bashku, transmeton Klan Kosova.
Sipas këtij burimi lidhja mes tyre ka pasur edhe kohë kur është ndërprerë në këto muajt e fundit.
Nëna e tre fëmijëve ishte fotografuar në një koncert të Justin muajin e kalua në Los Anxhelos.