Lajmet e fundit

A po ribashkohen Selena Gomez dhe Justin Bieber?
“Ai e do atë. Ai dëshiron të jetë sërish me të”, ka thënë një burim pranë Bieber duke shtuar se atij i mungon Gomez.
Gomez dhe Bieber kanë qenë në lidhje kohë pas kohe që nga viti 2011.
Në ndërkohë, një burim tjetër ka thënë se “çifti aktualisht kanë vendosur t’i japin pushim lidhjes së tyre të dashurisë”.
“Nuk duket sikur një gjë e madhe, besoj se shpejti ata do ta tejkalojnë këtë”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.
Jo shumë kohë më parë u raportua se lidhja e Justin Bieber dhe Selena Gomez po shkon shumë mirë.
Madje, sipas burimeve të afërta me çiftin, 25 vjeçarja Gomez dhe 23 vjeçari Bieber ishin gati të kalojnë në një hap më serioz në marrëdhënien e tyre – të jetojnë bashkë.
“Selena dhe Justin janë mësuar me thashethemet për lidhjen e tyre. Për ta, është e zakonshme që njerëzit vazhdimisht flasin për ta duke spekuluar dhe thjesht i injorojnë ato”.
“Lidhja e tyre e dashurisë është shumë e rëndësishme për ta. Ata ndajnë së bashku vlerat tradicionale kur vjen puna tek familja dhe fëmijët, prandaj ata sigurohen që të kenë një jetë të lumtur dhe stabile së bashku, duke qenë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Është diçka, të cilës ata do t’i përkushtohen në të ardhmen”, kishte deklaruar një burim pranë tyre.
Gomez duket poashtu se këtë herë është e përkushtuar për lidhjen e saj me këngëtarin.