Çfarë e mbanë shoqërinë së bashku dhe cili është roli ynë në të?
Është pikërisht kjo çështje për të cilën filozofët Jurgen Habermas dhe Charles Taylor janë nderuar në Amerikë për punën e tyre me një çmim mjaftë prestigjiozë.
Bota moderne vazhdimisht po ndryshon dhe asgjë nuk është njëjtësore më. Është paqartësia e kohërave tona ajo që Jurgen Habermas dhe Charles Taylor kanë trajtuar intensivisht. Për këtë punë ata u shpërblyen me çmimin për arritje të lartë në studime humane “Kluge Prize”, në Uashington DC.
“Natyrisht, jam shumë i lumtur për këtë çmim, të cilin jam gjermani i parë që po e merr”, tha Habermas pak para ceremonisë së ndarjes, shkruan Qantara.de, përcjellë Klan Kosova.
“Më bënë mua të mendoj se sa mund të kontribuojmë për lidhjet tona me Amerikën”.
“Për gjeneratën time, Amerika ishte një ndikim i fuqishëm pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm politikisht, por edhe kulturalisht”.
Me 86 vjet jetë Habermas është ende një pjesëmarrës aktiv në debatin publik në Gjermani dhe më gjerë. Ai në një intervistë me Stefan Reccius në Uashington, komentoi krizën e tanishme të refugjatëve në Europë.
“E drejta e azilit është e drejtë njerëzore dhe kushdo që aplikon për azil politik duhet të trajtohet drejt dhe me dinjitet, ndërsa duhet të pranohet, me të gjitha pasojat që e përcjellin, nëse rasti është i duhuri”, ka thënë Habermas.
Qendra “Library of Congress in Washington, DC”, e shpërndanë çmimin “Kluge Prize” qysh nga viti 2003, për intelektualët aktivë në fusha për të cilat nuk jepet çmimi Nobel.
Këtë vit, Habermas çmimin e ndau me Charles Taylor.
Studimi më i rëndësishëm i Taylor është libri me 800 faqe për studimin e veprës së Georg Wilhelm Friedrich Hegel (1770-1831).
Për më tepër ai ka trajtuar çështje si Vetëvendosja, Liria, Spiritualiteti dhe lidhjet mes shkencës dhe arritjeve të jo-ekspertëve në fushën përkatëse.
Taylor është aktiv në jetën shkencore në Kanada dhe ka garuar shpesh për poste politike si përfaqësues i Partisë së Re Demokratike, edhe pse kurrë nuk fitoi.
klankosova.tv