Turqia për momentin nuk është në pozicion të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe të gjitha bisedimet për bashkim do të ndërpriten menjëherë nëse kthehet dënimi me vdekje, ka thënë Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, shkruan Reuters, njofton Klan Kosova.
Autoritete turke kanë burgosur, përjashtuar ose vënën nën hetime më shumë se 60.000 ushtare, policë, gjyqtarë, mësues dhe shërbyes civilë që nga tentim-puçi ushtarak.
“Besoj se Turqia, në gjendjen e tanishme, nuk është në pozicion të bëhet anëtare e BE-së në një kohë të shkurtër, mbase as në periudhë të gjatë”, ka thënë Juncker në televizionin francez France 2.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.