23.02.2018 · përditësuar para 3081 dite1 min lexim
Delegacion tejet i rëndësishme i liderëve të Bashkimit Europian pritet të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në vizitë do të vijën presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn.
Fillimisht do ta vizitojnë Maqedoninë, pastaj Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën dhe ndalesa e fundit e tyre do të jetë në Bullgari.
Ky turne, që nisë nga 25 shkurti dhe përfundon më 1 mars, bëhet për të prezantuar strategjinë e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Delegacioni i BE-së pritet që në Kosovë të jetë me 28 shkurt.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.