Lajmet e fundit

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka vlerësuar se katalanasit nuk janë nën represionin e Spanjës dhe se situata në të cilën ata janë nuk mund të krahasohet me atë në ish- Jugosllavi.
"Nuk ka asnjë problem për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kataloni, sepse katalanasit, të cilët i kam për zemër dhe kulturën e të cilëve e respektoj, nuk janë nën represionin e Spanjës. Është e pamundur të tërhiqet paralele me Slloveninë dhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë me atë që po ndodh në Kataloni", tha Junker për televizionin portugez RTP, transmeton Klan Kosova.