Lajmet e fundit

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka bërë një sulm të ashpër ndaj anëtarëve të Parlamentit Europian, pas mungesës së tyre, transmeton Klan Kosova.
Vendet bosh në selinë e Parlamentit Europian në Strasburg, Juncker i ka quajtur "plotësisht qesharake".
Kur e ka parë sallën thuajse bosh, Juncker shpërtheu duke e cilësuar institucionin si joserioz e vërtetuar kjo, sipas tij, nga prania e vetëm 30 eurodeputetëve në një Parlament që ka 751 të tillë.
Presidenti i Parlamentit, Antonio Tajani reagoi me zemërim duke e akuzuar atë për një mungesë respekti.
“Mund ta kritikoni Parlamentin, por nuk është detyra e Komisionit të kontrollojë këtë institucion, është Parlamenti ai që kontrollon Komisionin”, u përgjigj ai.