Lajmet e fundit

Kryeministrja britanike Theresa May dhe presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ranë dakord në një darkë në Bruksel për të shpejtuar ritmin e negociatave të Brexit në muajt e ardhshëm.
Në një deklaratë të përbashkët, ata e përshkruan darkën dyorëshe si "konstruktive dhe miqësore", duke deklaruar se kishin shqyrtuar përparimin e arritur në negociatat e deritanishme nga neni 50, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.