Lajmet e fundit

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thënë se “britanikët shumë shpejt do të pendohen për vendimin për të larguar nga Bashkimi Evropian”.
Juncker që këtë deklaratë e bëri në fjalimin e tij vjetor në Parlamentin Europian në Strasburg shprehu trishtimin e tij për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, transmeton Klan Kosova.
Ai po ashtu ka thënë se “Brexit nuk është e ardhmja e Europës”.