Lajmet e fundit

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker i kërkoi BE-së që të unike në marrëdhëniet e saj me rajonin e Ballkanit Perëndimor me qëllim që të parandalonte ndikimin e faktorëve të huaj në këtë pjesë të kontinentit evropian.
"Ne duhet të përcaktojmë qëndrimin tonë kur bëhet fjalë për pranimin e Ballkanit Perëndimor", tha ai.
Duke iu referuar zgjerimit të mëtejshëm, Juncker vlerësoi se Evropa duke zgjeruar kufijtë e BE-së në të njëjtën kohë ka "eksportuar stabilitet", transmeton Klan Kosova.
Për presidentin e Komisionit Evropian, zgjerimi është një histori e suksesit, sepse BE ka arritur të "pajtojë historinë dhe gjeografinë evropiane"./klankosova.tv/..