Lajmet e fundit

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, e ka marrë lejen për t’u martuar në burgun e Belmarshit.
Ai po mbahet në këtë burg në Londër që nga viti 2019 pasi Shtetet e Bashkuara ndërmorën masa ligjore për ta ekstraduar.
Atij i është dhënë leje për t’u martuar me partneren e tij, Stella Moris, pas aplikimit që e ka bërë te drejtori i burgut, shkruan the Guardian.
Çifti ishte takuar kur Assange jetonte në ambasadën e Ekuadorit në Londër, dhe kanë dy fëmijë bashkë.