01.08.2015 · përditësuar para 4019 dite1 min lexim
Derisa kriza greke ka kohë që është në qendër të vëmendjes të zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ka tregues shumë shqetësues për disa zona në Itali të cilat janë duke përjetuar rritjen më të ulët ekonomike në Eurozonë që shoqërohet nga largimi i të rinjve në kërkim të punës diku tjetër.
Regjionet jugore të Italisë mund të përjetojnë “prapaecje në zhvillim” pas një recesioni shtatëvjeçar, rënie ekonomike dhe problemesh tjera, shkruhet në raportin e Asociacionit për Zhvillim Industrial në Jugun e Italisë, transmeton Klan Kosova.
Produkti i brendshëm bruto ra në vitin 2014 për të shtatin vit me radhë, ndërsa rritje ekonomike ky rajon që nga viti 2001 deri në vitin 2014 ka pasur për vetëm 13 përqind. Këto statistika janë shumë shqetësuese, sidomos kur kemi parasysh se rajonet tjera në të njejtën periudhë kohore kanë pasur rritje për 24 përqind.
Shifrat tregojnë se ka një ndarje në pasuri mes veriut dhe jugut të Italisë. Për shembull, një në tre italianë në jug të vendit rrezikon të bie në varfëri, ndërsa në veri shifra tregon se një në dhjetë italianë rrezikon këtë gjë. Që nga viti 2001, mbi 750,000 italianë janë zhvendosur nga jugu i vendit drejt zonave më veriore për të gjetur një vend pune apo për t’u shkolluar. Nga kjo shifër, mbi 65 përqind janë nën moshën 34 vjeçare, ndërsa rreth 30 përqind nga ta të diplomuar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.