Real Madridi e ka mposhtur me rezultat 3-1, skuadrën e Almerias.
I sapoardhuri Jude Bellingham ishte protagonisti i ndeshjes me dy gola dhe me një asistim.
Almeria ishte skuadra e parë që kaloi në avantazh në ndeshje. Sergio Arribas shënoi për 1-0 në minutën e 3 të takimit.
Bellingham barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 19 të ndeshjes.
Anglezi e shënoi golin e dytë personal në ndeshje për 2-1, në minutën e 60-të.
Kurse për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u kujdes Vinicius Junior pas një asistimi nga Bellingham.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.