Lajmet e fundit

Publicisti dhe gazetari britanik, Tim Judah, e ka konsideruar “si katastrofik”vendimin e britanikëve për dalje nga Bashkimi Evropian.
Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Judah tha se çështja e zgjerimit të BE-së në kushtet e këtilla është “jorelevante”.
“Kjo çfarë ka ndodhur është vërtet katastrofë për Britaninë e Madhe dhe nuk do të thotë vetëm largim nga Bashkimi Evropian, por edhe ndarje e vetë Britanisë, sepse Skocia tani vërtet do të largohet. Kjo është keq edhe për pjesën tjetër të Evropës, sepse do të inkurajojë forcat nacionaliste dhe mund të çojë në shpërbërje të mëtejshme të BE-së."
"Mendoj se çështja e zgjerimit të BE-së në këto kushte bëhet jorelevante. Askush nuk do të dëshironte zgjerimin në këtë periudhë dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në fund të fundit”.
Ai shtoi se nuk është i befasuar me rezultatin, pasi, sipas tij, duhet marrë parasysh frustrimin me dekada të opinionit britanik.
“Shumë hulumtime kanë treguar se një pjesë e madhe e shoqërisë britanike ka qenë shumë e zemëruar në 20-30 vjetët e fundit, pasi industria ka përjetuar kolaps. Njerëzit janë të zemëruar me udhëheqjen dhe e kanë ndëshkuar atë”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.