Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Juanfran ka deklaruar se trajneri i kësaj skuadre, Diego Simeone, është trajneri më i mirë në rruzull.
Ai ka folur edhe për ndeshjen derbi të së dielës që zhvillohet në Vincente Calderon, me Real Madridin.
"Të luajmë sikur luajmë ne, e kemi trajnerin i cili do të bëjë gjëra të mëdha, ne vetëm duhet të shkojmë rrugës që na thotë ai".
Sipas Juanfran kjo është mënyra që mund t'i rezistojnë Real Madridit ditën e diel.
"Jemi të motivuar, ne luajmë çdoherë për fitore edhe kësaj radhe kështu do të jetë", ka thënë Juanfran, transmeton Klan Kosova.