Lajmet e fundit

Kryeprokurori i Venezuelës, Tarek Saab, ka thënë se ka ftuar Gjykatën Supreme që të nise hetim mbi liderin opozitar, Juan Guaido.
Presidenti i vetëshpallur, do të hetohet për sabotim të sistemit elektoral të këtij vendi, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Pjesa dërmuese e Venezuelës ka mbetur pa energji elektrike nga pasditja e së enjtes.
Presidenti Nicolas Maduro ka thënë se “teknologjia amerikane” është përdorur për të sabotuar rrjetin elektrik për çka gishtin e ka drejtuar mbi opozitën.
Guaido ka thënë se ky dështim është pasojë e mosmenaxhimit të mirë qeveritar.