Lajmet e fundit

Kryetari i Opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, pritet t’i ndalohet mbajtja e ndonjë pozite publike për 15 vjet.
Këtë e ka thënë kontrolleri financiar i shtetit, Elvis Amoroso, që tha se dokumentet financiare të Guadioskanë probleme.
Sipas BBC, kjo do të mund të ndodh kur ai vendos të rikandidojë për postin që ka si udhëheqës i Asamblesë Kombëtare.
“Kongresi legjitim është fuqia e vetme që mund të emërojë një auditor të përgjithshëm”, tha Guaido duke e kundërshtuar këtë lajm.
Guadio ka mbështetjen e ndërkombëtarëve që të bëhet president i Venezuelës.