Pedagogu i letërsisë bashkëkohore, Gëzim Basha, rrëfen për vlerat e krijimtarisë së Dritëro Agollit në letërsinë shqipe. Ai mendon se për të është shkruar shumë, por është thënë fare pak.
Agollin, sipas Bashës, e etiketojnë si shkrimtar të metodës së realizmit socialist apo të partisë, por kjo ndodh pasi debati politik dhe kulturor në Shqipëri nuk i kapërcen dot tonet pezhorativë, që kulmojnë me veshjen e një epiteti.
Megjithatë, Basha, gjatë një interviste për gazetën “Shekulli” rrëfen se, krijimtaria më përfaqësuese e Dritëroit qëndron jashtë metodës se realizmit socialist dhe është letërsi e vërtetë.
Përsa i përket ekzistencës së një arkivi të klasifikuar me dokumente me vlerë, që mund t’i përkasin Lidhjes së Shkrimtarëve edhe Artistëve, Basha mendon se ekzistojnë vetëm procesverbale mbledhjesh të mërzitshme, ndërsa ato që duhet të hapen janë arkivat e Sigurimit të Shtetit.
Për të nga ikja e Dritëroit nuk preken vetëm snobët bosh të pseudokulturës dhe mercenarët e paguar të shtypit fatalist, por edhe ata shqiptarë, që do t’ju mungojë Dritëroi i urtë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.