Lajmet e fundit

Mund të keni përdorur pastën e dhëmbëve, shpërlarësin e gojës apo kush e di edhe sa solucione të tjera për të larguar aromën e pakëndshme të gojës dhe për t’i bërë dhëmbët të shndrijnë nga bardhësia.
Por, e kotë. Nuk ia keni arritur dot.
Tashmë nuk keni pse të shqetësoheni kaq shumë për shëndetin tuaj oral. Ka një zgjidhje të thjeshtë edhe për këtë.
Bëhet fjalë për pluhurin magjik të argjilës e cila ka aftësinë të largojë toksinat dhe t’u japë shkëlqim dhëmbëve. Ajo nuk ka shije dhe mund të përdoret në formën e pluhurit për dhëmbët. Mënyra tjetër konsiston në kombinimin e saj me ujë.
Nevojiten:
½ lugë çaji baltë argjile
¼ filxhan ujë
Përzini këto dy përbërës në një kavanoz të vogël me kapak dhe shkundeni për pak minuta që të krijohet një masë e njëtrajtshme.
Aplikojeni në dhëmbët tuaj për 1-2 minuta dhe shpërlajeni gojën me ujë derisa ajo të jetë zhdukur.
Aplikojeni këtë pastë natyrale dhëmbësh 1-2 herë në javë, shkruan revistashije. Do të shihni që me kalimin e ditëve dhëmbët tuaja do të jenë të bardhë dhe në gojën tuaj nuk do të ndihet më asnjë aromë e pakëndshme, pasi argjila ka thithur çdo element toksik të mundshëm.