Shëngjini dhe disa zona në Shqipëri tash e disa ditë po ballafaqohet me vatra të mëdha të zjarrit.
Në zonat turistike, shumë pushues u rrezikuan pasi që flakët u afruan drejt banesave.
Tani situata është nën kontroll pasi që zjarret e mëdha u shtuan.
Pos institucioneve shqiptare, ndihmë u kërkua edhe nga vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë.
Në ballë të tymit dhe zjarrit u vu edhe ushtria shqiptare.
Një ekip i Klan Kosovës, po qëndron atje dhe po raporton nga afër rreth situatës.
Në pamje shihet se si ushtarët janë të mbuluar nga djersët.
Në video dëgjohet se si komandanti i motivon ushtarët:
"Ju lumshin krahët".
https://www.youtube.com/watch?v=ntL7k86nCco
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.