Lajmet e fundit

Kush e ka nëmur Trafikun Urban?
Pse kjo ndërmarrje publike nuk u rehatua asnjëherë pas luftës?
Si u bë që politika është kaq thellë e lidhur me kompaninë e transportit të qytetarëve?
Çfarë ndodhi që as autobusët e rinj nuk sollën paqe në këtë ndërmarrje?
Kush thotë se u bënë shumë dallavere gjatë procedurave të blerjes së autobusëve Iveco?
A ka kush që i pajton bordin e drejtorëve me punëtorët?
Si u bë që kryeshefi i besuar i LDK-së ta ketë mbështetjen e Vetëvendosjes?
Për cfarë po heton policia e krimeve ekonomike dhe kush nga kjo ndërmarrje pritet të shkojë në burg?
Për këto dhe shumë gjëra tjera interesante në lidhje me Trafikun Urban, mund t'i mësoni në ediconin e ri të Ju Flet Prishtina, me Iliri Pirevën.
Ndiqeni, në Klan Kosova, të shtunën nga ora 18:00.