Lajmet e fundit

Sulmuesi i Interit, Stevan Jovetic, mund të mungojë në derbin e Serie A, që zhvillohet mes Interit dhe Juventusit.
Malazezi ka pësuar një lëndim në nyjën e majtë, arsye për të cilën thuhet se do të mungojë.
Mancini në fund të ndeshjes ndaj Fiorentinës lajmëroi se Jovetic nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Sampdorias.
Lëndimi duket të jetë më serioz, kështu që në derbin që Inter-Juventus ai mund të mos paraqitet fare, transmeton Klan Kosova.