Lajmet e fundit

Manchester City janë të gatshëm ta lënë Stevan Jovetic dhe Edin Dzekon të largohen nga klubi, në këtë mënyrë të financojnë lëvizjen e sulmuesit argjentinas të Napolit, Gonzalo Higuain.
Me malazezin i cili është pritet ta kompletoj marrëveshjen me Inter të martën dhe e ardhmja e Dzekos në klub është shumë e dyshimtë dhe duket që gjigantët anglezë e kanë identifikuar reprezentuesin argjentinas si nënshkrimin ideal për ta përforcuar sulmin.
The Sun raporton që City janë duke e shikuar mundësinë për të rritur fondet nga shitja e Jovetic dhe Dzekos për t’i siguruar paratë për të paguar klauzolën e transferimit të Higuain së bashku me pagën e lartë të tij,transmeton Klan Kosova.
Presidenti i Napolit,Aurelio de Laurentis së fundi ka deklaruar se Higuain nuk do të largohet nga Napoli këtë verë, tani mbetet të shihet nëse City do ta paguaj shumën prej 95 milionë eurove që kërkohet nga ekipi italian për lirimin e lojtarit.
Higuain u bashkua me Napolin në vitin 2013 dhe ka shënuar 53 gola në 102 paraqitje për Azurrët në të gjitha garat.