Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka thënë në Sarajevë se presidenti i Republika Srpskës Milorad Dodik është në rrugë të gabuar dhe në afërsi të pikës përtej së cilës nuk do të mund të kthehet prapa dhe ka shtuar se nuk ka dallim të madh mes tij dhe opozitës.
Në një intervistë për të përditshmen boshnjake "Dnevni Avaz", Jovanoviq tha se ka dallime të mëdha konceptuale mes opozitës dhe autoriteteve në Republika Sërpska dhe se për të dyja këto të fundit, është orientim historik Beogradi dhe Serbia sepse sipas tij "kjo është mënyra me të cilën mbijetohet në pushtet në Republika Srpska", transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Serbi, Jovanoviq ka thënë se problem kyç është fakti se njerëzit nuk ishin në gjendje për të përcaktuar qëllimin i cili do të kishte bërë një të ardhme më të mirë të vendit, transmeton Klan Kosova.