Lajmet e fundit

Josh Hartnett dhe e dashura e tij Tamsin Egerton raportohet se janë duke e pritur fëmijën e tyre të parë.
Këtë lajm e ka konfirmuar përfaqësuesi i aktorit për JustJared.
“Po, është e vërtetë dhe ata janë jashtëzakonisht të lumtur”, ka thënë përfaqësuesi i tyre.
Nëse nuk keni qenë të vetëdijshëm, Josh dhe Tamsin kanë qenë në lidhje për tre vjet që prej kur janë takuar me njëri tjetrin në shesh xhirimin e filmit të tyre ‘The Lovers’ në vitin 2011, transmeton Klan Kosova.
Çifti së fundmi është parë të kalojnë kohë së bashku gjatë udhëtimit të tyre për në Pragë të Çekisë në muajin Maj.