Lajmet e fundit

Pas ndarjes nga Fergie, Josh Duhamel është lidhur me Eiza Gonzalez.
Siç shkruajnë mediat e huaja, aktori 45-vjeçar dhe aktorja 28-vjeçare kanë filluar të takohen në fillim të këtij muaji.
Raportohet se çifti u takua në koncertin e pre-Super Bowl të Jeniifer Lopez në Minneapolis Armory.
Meqë Eiza po punon në Britani të Madhe, e ka mbajtur kontaktin me Josh përmes FaceTime dhe duke u shkruar.
“Ata po e mbajnë lidhjen për toke. Ai i ka thënë se asnjëherë nuk e ka takuar dikë si ajo më parë”, ka deklaruar një burim i afërt me çiftin.
Josh dhe ish-i i tij Fergie, të cilët e kanë një djalë katërvjeçar së bashku me emrin Axl, e lajmëruan ndarjen e tyre gjatë muajit shtator.
