Lajmet e fundit

Mesfushori i Italisë, Jorginho, ka thënë pas moskualifikimit të shtetit të tij në Kampionat Botëror se penaltitë që i ka humbur do ta trazojnë përgjithmonë.
Italia u mposht nga Maqedonia Veriore në shtëpi me rezultat 0:1, dhe kështu humbi mundësinë për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Lojtari i Chelsea-s i kishte humbur dy penalti ndaj Zvicrës në grupin C, e që potencialisht do t’ia siguronin dy fitore kampionit të Evropës, me ç’rast edhe do t’ia siguronte kualifikimin.
“Dhembin kur mendoj për to, sepse ende mendoj për to dhe do të më trazojnë për pjesën e mbetur të jetës sime”, ka thënë Jorgino për RAI Sort.
“Ta marrësh përsipër dy herë dhe të mos mund ta ndihmosh ekipin tënd dhe vendin tënd, është diçka që do ta bart në veten time përgjithmonë, dhe që do të peshojë te unë”.