Motoristi spanjoll Jorge Martin i ka befasuar të gjithë me paraqitjen në garën Sprint në Moto GP që u zhvillua të shtunën.
Ai arriti që për herë të parë në karrierë të fitojë garën Sprint që u zhvillua në shtegun Le Mans në Francë, përcjell klankosova.tv.
Me plotë 1.8 sekonda Martin e la pas vetes motoristin e ekipit Red Bull KTM, jugafrikanin Brad Binder.
Kurse beteja më e fortë u zhvillua për vendin e tretë në mes të kampionit aktual Francesco Bagnaia dhe ish-kampionit Marc Marquez.
Në fund Bagnaia doli i treti. /Klankosova.tv
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.