Lajmet e fundit

Në tetor të vitit të kaluar, Jonida Shehu u largua nga emisioni"Pasdite në Top Channel", lajm që shkaktoi shumë bujë, por edhe kuriozitet se ku do e shihnim moderatoren më pas.
Jonida prezantoi disa projekte afatshkurta gjatë kësaj kohe, si festivali i RTSH apo Miss Shqipëria që u organizua pak ditë më parë.
Megjithatë moderatorja do të rikthehet në ekran me një emision të vetin në sezonin e ri televiziv që fillon në shtator.
Këtë Jonida e ka zbuluar në një intervistë për "Jo vetëm modë" ku është shprehur se emisioni që do të prezantojë nuk do të jetë aspak i ngjashëm me atë që ka prezantuar më parë, shkruan Xing.al.
"Do të rikthehem sezonin e ri, ku nuk ta them dot për momentin. Janë edhe tre muaj përpara, çdo gjë mund të ndodhë edhe në minutën e fundit. Unë kam plan të rikthehem, të shpresojmë që çdo gjë të shkojë sipas planit deri në shtator-tetor", u shpreh Jonida.