Lajmet e fundit

Është publikuar orari i finales së madhe të ‘Eurovision’, ku këngëtarja Jonida Maliqi performon e dyta me radhë.
Shqipëria arriti të ketë përfaqësim e duhur në natën e dytë gjysmëfinale në ‘Eurovision’ ku edhe u kualifikua për në natën finale me këngën “Ktheju Tokës”, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa tani faqja zyrtare e ‘Eurovision Song Contest’ ka publikuar orarin e natës finale.
Në mesin e 25 shteteve përfaqësuese që do të konkurojnën në natën finale, Shqipëria do të këndoj e dyta me radhë.
Ne i urojmë fat Jonidës edhe në natën finale duke u kthyer me rezultat pozitiv në shtëpi.