Lajmet e fundit

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi është anëtarja më e re e jurisë së “The Voice” në Shqipëri.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku shihet brenda studios së këtij emisioni dhe ka shkruar: “Të ulesh në karrigen e kuqe është përgjegjësi e madhe. Jam gati ta provoj, e lumtur që u bëra pjesë e këtij ekipi. Muzika është bota jonë... #thevoiceofalbania5”, transmeton Klan Kosova.
Në këtë format televiziv të këndimit, ku zhvillohet gara dhe seleksionimi i kandidatëve me zë të bukur, kanë kaluar shumë emra të spikatur jurie, duke përfshirë këtu Alma Bektashi, Miriam Cani, Elton Deda, Elsa Lila, Aurela Gaçe, etj.