Jon Bon Jovi, është i paparashikueshëm dhe këtë gjë e ka vërtetuar tash e një kohë.
Ai kohët e fundit mori pjesë në një dasmë në Miami e teksa po këndohej kënga “Livin’ On A Prayer”, nuk kishte si t’i rezistonte dhe u ngjit në skenë për ta kënduar, transmeton Klan Kosova.
Në këtë dasmë po këndonte Lourdes Valentin, që e kishte listuar këtë këngë si njëra prej të cilave do luhej gjatë ceremonisë, duke e ditur që i pranishëm do ishte vet Bon Jovi.
Ajo i ka thënë Associated Press se kur i kishte folur para dasmës ai i kishte thënë asaj që nuk dëshironte të këndonte, por gjërat ndryshuan kur ai dëgjoi këngën e tij.
Valentin është shprehur gjithashtu që ishte shumë e surprizuar që Bon Jovi vendosi të bashkohej me të për një “duet” gjatë dasmës.
Për më tepër mund ta shikoni videon më poshtë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.