Lajmet e fundit

Aktorja e njohur Angelina Jolie, foli të hënën për herë të parë rreth divorcit me burrin e saj Brad Pitt.
Por rreth kësaj çështjeje Jolie pati fjalë të mira ndaj yllit Pitt, njëherit babait të fëmijëve të saj, njofton Klan Kosova.
Jolie gjatë intervistës teksa gjendej në Kamboxhia, ka pranuar se Brad Pitt është një baba i mrekullueshëm për fëmijët e tyre.
Ylli i Hollywood u bë tejet emocionuese teksa foli për burrin e saj por ajo nuk harroi të tregoj se pas divorcit është duke luftuar që të ketë një familje të shëndoshë dhe të mos pësojnë fëmijët, njofton Klan Kosova.