Lajmet e fundit

Brad Pitt dhe Angelina Jolie do të jenë së bashku edhe në një film.
Është ky filmi më i ri i Jolie, ku në rolin kryesor është vetë ajo dhe burri saj Pitt.
By the Sea flet për një shkrimtar amerikan, Roland, që e luan Pitt, dhe gruan e tij, Vanessa, që luhet nga Jolie. Ata shkojnë në një vend të bukur, piktoresk pranë detit, në Francën e vitit 1970.
Për Rolandin dhe Vannesën vendi i bukur nuk mund që t’i parandalojë edhe krizat e tyre në martesë.
“Kjo është një storie për një lidhje që thjeshtë ka dalë nga binarët dhe tregon këmbënguljen e këtij çifti për ta rimëbëkëmbur dashurinë”, është shprehur Jolie në një deklaratë.
By the Sea është një film që është insipruar nga kinemaja dhe teatri europian i viteve ‘60 dhe ‘70.
Pitt dhe Jolie kanë luajtur së bashku në filmin Mr. & Mrs.Smith.