Lajmet e fundit

Angelina Jolie është në bisedime për të luajtur në ribërjen e filmt "Murder on the Orient Express".
Bëhet e ditur se aktorja dhe aktivistja 40 vjeçare do ta luajë rolin e zonjës Harriet Hubbard, rol i cili më parë është luajtur nga Lauren Bacall.
Filmi është i bazuar në misterin klasik të Agatha Christie, ku ngjarja zhvillohet rreth detektivit Hercule Poirot, i cili udhëton me tren nga Jerusalemi për në Europë vetëm për ta kryer një vrasje në makinën afër tij gjatë stuhisë.
Poirot përpiqet ta zbulojë vrasësin e vrasësve para se të shkaktohet viktima tjetër.
Xhirimet pritet në nisin gjatë muajit nëntor në Londër dhe më pas të transferohen në Maltë, transmeton Klan Kosova.