Lajmet e fundit

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, po pretendon se Brad Pitt nuk po e paguan pjesën e tij të alimentacionit.
"Ai ka detyrim ligjor të paguajë për mbështetjen e gjashtë fëmijëve. Deri më tani Pitt nuk ka dhënë asnjë mbështetje për fëmijët që nga ndarja me Jolie. Për një vit e gjysmë ai nuk ka bërë asnjë pagesë dhe po tentohet të nisin procedurat për kryerjen e pagesave”, ka deklaruar avokatja e Jolie, Samantha Bley DeJean.
Ndërkaq, një burim i afërt me Pitt i ka demantuar këto akuza, duke thënë se është e trishtueshme që po e keqinterpretojnë situatën, veçanërisht pasi sipas këtij burimi ai ka vazhduar t’i përmbushë obligimet e tij.
Çifti është ndarë në shtator të vitit 2016. Ata së bashku kanë gjashtë fëmijë, tre vajza dhe tre djem, kujdestarinë e të cilëve e ka kërkuar Jolie.