Lajmet e fundit

Johnny Depp ka thënë se ai do të jetë krenar me vajzën e tij, pavarësisht të gjithave.
Në gusht Lily-Rose Depp 16 vjeçare, tha se e sheh veten si fluide seksualisht dhe i është bashkuar komunitetit LGBT.
Depp ka thënë se s’ka asgjë kundër preferencave seksuale të vajzës së tij dhe është shumë i lumtur për faktin se ajo e ka shprehur publikisht.
“Ajo ka me qindra ndjekës në rrjetet social, dhe të gjithë kanë qenë shumë të surprizuar”, ka thënë Depp.
“Mirëpo, unë s’jam befasuar aspak. Di cdo gjë rreth vajzës time sepse ajo m’i thotë të gjitha dhe s’ngurron asnjëherë të më thotë asgjë rreth vetes. Jemi shumë të lidhur, e për këtë jam krenar”, ka thënë Depp, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
Aktori ka thënë se është shumë i impresionuar nga niveli i maturisë dhe inteligjencës së vajzës së tij.