Lajmet e fundit

Boris Johnson sonte ka njoftuar se Anglia do të kthehet në bllokim për katër javë nga e enjtja - pas paralajmërimeve të shumta se mijëra mund të vdesin çdo ditë nëse nuk merren masa.
Baret, restorantet dhe dyqanet jo-esenciale do të detyrohen të mbyllen dhe njerëzit përsëri do të ndalohen të dalin nga shtëpitë e tyre përveç me arsye të veçanta, njofton Klan Kosova.
Sipas masave të reja, të cilat kanë nevojë për miratim nga Parlamenti, të gjitha udhëtimet brenda Mbretërisë së Bashkuar do të ndërpriten, përveç për qëllime pune, ndërsa udhëtimet ndërkombëtare jo-esenciale do të ndalohen.
Shkollat, universitetet dhe gjykatat do të qëndrojnë të hapura, ka konfirmuar kryeministri, por palestrat dhe sallonet e bukurisë duhet të mbyllen.