Lajmet e fundit

Shefi i ri i diplomacisë britanike, Boris Johnson ka përgëzuar kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për hapjen e kapitujve negociues.
" Ministri i jashtëm britanik Johnson më ka uruar për një ditë të rëndësishme për Serbinë", ka shkruar kreu i ekzekutivitit serb në llogarinë e tij në Twitter.
Vuçiq po qëndron në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën e tretë Ndërqeveritare BE-Serbi ku do të hapen kapitujt 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian, transmeton Klan Kosova.