Lajmet e fundit

Kryeministri britanik Boris Johnson ka folur me presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar çështjet e Brexit, tregtisë dhe ekonomisë, thuhet në një deklaratë nga zyra e Johnson.
“Kryeministri foli sot me presidentin Trump. Ata diskutuan për çështjet globale ekonomike dhe tregtinë. Kryeministri e informoi presidentin për më të rejat në Brexit", tha një zëdhënës nga zyra e Johnson për Reuters, transmeton Klan Kosova.