Lajmet e fundit

Një burim tjetër ka inisistuar se aktori 54 vjeçar “po humb peshë qëllimisht sepse është në turne dhe po provon ta mbajë formën”.
I njëjti burim ka shtuar se Depp nuk e ka asnjë problem shëndetësor ose gjëra të ngjashme, transmeton Klan Kosova.
Fansat e aktorit u shqetësuan jashtëzakonisht shumë pasi u publikuan fotografitë e Depp ku shihej duke dalë nga një hotel në St. Petersburg të Rusisë.
Ai dukej më i dobët se kurrë derisa po u jepte autografe fansave.
Shumë prej tyre komentuan se pamja e re e aktorit tregonte se ai mund të kishte probleme serioze shëndetësore.
Jeta e Depp në vitet e fundit nuk ka qenë e lehtë. Ai ka finalizuar divorcin nga bashkëshortja e dytë, Amber Heard në muajin janar të vitit 2017, pasi ajo kishte pohuar se aktori kishte abuzuar me të fizikisht dhe mentalisht.
Heard u zotua se do t’i dhurojë 7 milionë dollarët që ajo ka përfituar në marrëveshjen e divorcit për Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles.