Lajmet e fundit

Ylli i filmave Johnny Depp dhe gruaja e tij aktore Amber Heard, do të divorcohen, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Heard e cila është 30 vjeçare, i ka dorëzuar letrat e divorcit Gjykatës së Lartë në Los Angeles, duke cituar dallime kontradiktore në mes tyre.
Ata ishin martuar 15 muaj më parë dhe ende nuk kanë fëmijë.
Së fundmi ata kanë qenë të përfshirë në një problem ligjor në Australi, pasi Amber kishte futur në këtë shtet dy qen ilegalisht. Në prill ajo ishte shpallur fajtore për falsifikim dokumentesh.
Depp 52 vjeçar dhe Heard ishin takuar gjatë xhirimeve të filmit “The Rum Diary” në vitin 2001.
Divorci i tyre vjen menjëherë pas vdekjes së nënës së Depp. Filmi i tij i fundit, “Alice Through the Looking Glass”, do ta ketë premierën të premtën.