Lajmet e fundit

Ish gruaja e Johnny Depp, Lori Anne Allison, ka deklaruar se aktori nuk është person që ngre dorën mbi një femër apo që e lëndon dikë.
Lori, e cila ishte e martuar me Depp nga viti 1983 deri më 1985, i ka thënë miqve të saj se ajo nuk i beson pretendimeve të Amber Heard që Johnny e ka rrahur disa herë gjatë martesës së tyre të shkurtër.
Ajo madje shtoi se gjatë lidhjes së tyre të atëhershme ai asnjëherë nuk ka treguar forcë fizike mbi të. Sipas saj, aktori madje asnjëherë as nuk e ka ngritur zërin.
Lori e quan Depp “person të butë”, i cili është i dashur madje edhe ndaj kafsheve. Këta të dy gjatë martesës së tyre e kishin një qen dhe ai sipas saj ishte më i dashur me qenushin se sa shumë prindër më fëmijët e tyre.
Lori dhe Johnny janë ende miq dhe gjatë javës së kaluar edhe kanë folur së bashku, pasi ajo e telefonoi për t’i ofruar ngushëllime për vdekjen e nënës së tij.