Lajmet e fundit

Johnny Depp do të performojë me grupin e tij për emisionin “Jimmy Kimmel Live” të mërkurën mbrëma, transmeton Klan Kosova.
Mësohet se grupi i tij Hollywood Vampires do të performojë në çatinë e studios së Kimmel në Hollywood. Por problem qëndron këtu… në ora 3:30 të pasdites temperaturat në çati ishin shumë të larta.
Bendi thuhet se do të performojë për t’u xhiruar menjëherë pas orës gjashtë mbasdite, por temperaturat në Los Angeles nuk kanë zbritur edhe aq, dhe sot është dita më e nxehtë e valës së të nxehtit.
Pjesa më e keqe qëndron në atë se thuhet që temperatura në studio është rreth 60 gradë, dhe nëse Depp shkon nga çatia në studio, mund të jetë diçka e rrezikshme.
Në rast se nuk e keni ditur, Depp nuk është i vetmi mashkull i famshëm në grup. Anëtarët e tjerë janë edhe Alice Cooper, Duff McKagan, Joe Perry dhe Matt Sorum.