Lajmet e fundit

Fansat e muzikës shumë shpejtë do ta kenë shansin ta shohin aktorin Johnny Depp në skenë përkrah legjendave të rok-ut, Alice Cooper dhe Joe Perry-n nga Aerosmith, raporton People, transmeton Klan Kosova.
Por: ky do të jetë një bashkim shumë i limituar.
Hollywood Vampires – do të jetë ky një supergrup i cili do ta përfshijë edhe ish batistin e Guns N’ Roses Duff Mc Kagan dhe bateristin Matt Sorum, e të cilët do të bëjnë muzikë në dy koncerte në Amerikë, në Los Angeles me 16 dhe 17 shtator.
Emrave të mëdhenj të muzikës rok, do t’ju bashkohet edhe Johnny Depp i cili para se të bëhej aktor, ëndërr e kishte të ishte rok star.