Lajmet e fundit

Kohës së Johnny Depp si Jack Sparrow thuhet se po i vjen fundi.
Kjo pasi drejtuesi i Pirates Of The Caribbean la të kuptohet se aktori më nuk do të shfaqej në filmin e ri, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, nga Disney Studios konfirmojnë se po planifikojnë një reboot të madh për ekskluzivitetin e filmit të ri.
Skenaristi, Stuart Beattie zbuloi në një intervistë në Daily Mail TV se ata po planifikonin të ripërpunonin të gjithë ekskluzivitetin - dhe se Johnny Depp nuk do të shfaqej në reboot.
"Unë mendoj se ai ka pasur një sukses të madh", tha shkrimtari për 15 vitet që Johnny Depp luajti rolin e Jack Sparrow.
"Natyrisht, ai e ka bërë atë karakterin e tij dhe është bërë karakteri që ai është më i famshëm tani për tani.
Edhe fëmijët në të gjithë botën e duan atë si karakter kështu që unë mendoj se ka qenë e mrekullueshme për të, ka qenë e mrekullueshme për ne, kështu që unë jam shumë, shumë i lumtur për këtë. "