Lajmet e fundit

John Rzeznik, këngëtari i grupit Goo Goo Dolls, është bërë baba!
51 vjeçari dhe gruaja e tij Melina, kanë mirëpritur një vajzë javën e kaluar, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Liliana Carella.
“Mendoj se unë dhe Melina jemi në një marrëdhënie me të vërtetë të veçantë. Ne të dy ramë në dashuri me Liliana që në momentin e parë”, ka thënë John për ET, transmeton Klan Kosova.
John dhe Melina janë të martuar që nga korriku i vitit 2013.