Lajmet e fundit

Senatori John McCain ka brengosur personat përreth tij, për shkak të gjendjes shëndetësore, kanë treguar burime brenda Senatit Amerikan të CNN.
Kjo vjen një javë pasi Senatori Republikan nga Arizona nuk ka folur në Senat për efektet anësore të tretmaneve që po përdor kundër kancerit në tru.
Për McCain gjithashtu është thënë që duket i dërmuar dhe se nuk ka folur nëpër takime siç kishte bërë më parë.
Njëri nga efektet anësore më të njohura të tretmaneve që luftojnë kancerin është edhe lodhja.
Senatori Lindsey Graham nga Karolina Jugore, mik i afërt i McCain, ka thënë që ka biseduar me bashkëshorten e tij Cindy, e cila ka thënë që aktualisht John ka nevojë për pak pushim mirëpo shumë shpejt do të rikthehet.