Lajmet e fundit

Çdo herë kur Taylor Swift e fton ndonjë mysafir surprizë në skenë gjatë turneut të saj botëror 1989, ne mendojmë se nuk mund të bëhet më mirë se kaq.
Por në Los Angeles ajo vendosi t’i sjellë tre fytyra publike për ta shoqëruar atë në skenë.
E dashura e Calvin Harris e ka shoqëruar në performancë John Legend në baladën All Of Me, në natën e saj të katërt në qendrën The Staples, transmeton Klan Kosova.
Taylor e surprizuar, e ka postuar një status në Twitter para fillimit të koncertit: “Kam dëgjuar se John Legend dhe Chrissy janë rrugës për në koncert dhe kanë telefonuar dhe pyetur nëse John mund ta performojë hitin “All of Me”.
Ajo fillimisht e kishte ftuar St Vincent dhe Beck për ta shoqëruar atë në skenë, por padyshim se nuk ka mundur t’i rezistojë edhe përfshirjes së John.